Kalo: Koronavirusi është ulur këmbëkryq mes nesh, t’i bëhemi krah njëri-tjetrit

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo shprehet se koronavirusi është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tone, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve për solidaritet dhe bashkëpunim në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kalo thekson se një nga çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide është që qytetarët mos të nënvlerësojnë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve.

“Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!”.