Ish-kryeministri francez dënohet me burgim pse futi gruan në punë…

Një Gjykatë në Francë e ka shpallur fajtor këtë të hënë ish-kryeministrin François Fillon për punesim fiktiv te bashkeshortes Penelope, që i ka sjellë fitim me shume se një milion euro.

Ai u dënua me pesë vjet burg, nga të cilat, tre vite konvertohen me pune, ndërsa do të duhet gjithashtu të paguaje 375 mijë euro.

Ndër të tjera, atij do t’i ndalohet të kandidohet ne zgjedhje ne periudhen prej 10 viteve.

E njëjta gjykatë ka dënuar edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga i cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj.