I infektuar me COVID-19, shtrohet në Infektiv biznesmeni i njohur

Biznesmeni i njohur Nikolin Jaka rezulton i infektuar me Covid-19.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës është shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.

Ai është shtruar ditën e djeshme, ndërsa nuk dihet ende gjëndja e tij shëndetësore.

Vendi ynë, nga nisja e pandemisë, numëron 2466 raste pozitive me Covid-19, 970 nga të cilat janë ende aktive.

Sa i përket vdekjeve, deri tani numërohen zyrtarisht 58 humbje jete