Gazetari raportonte për të dyshuarin Ilir Xhepaj në TV, por ai fshihej në një pallat me të


Gazetari i njohur i kronikës Elton Qyno është gjendur në një situatë të pazakontë. Ai raportonte në Tv për autorët dyshuar të krimit në Kurbin, me 2 biznesmenë të vrarë, ndërsa Ilir Xhepaj bashkëpunëtori i dyshuari Eduard Lamaj, killeri kryesor – jetonte në një pallat me të.

Qe nga momenti kur publikova foton e Ilir Xhepaj,kisha dy dite qe disa tek pallati neper shkalle, me shikonin si me nje veshtrim perndjekje.Donin te me flisnin por sflisnin dot,sikur donin t’me takonin por qendroja me femijet. Nga ana tjeter kisha dale dhe ne Tv dhe kam folur per kete emer qe kerkohej nga policia per vrasjen e Bujar Hasanit dhe Paulin Gjergjit ne Laç.Kudo me ka shkuar mendja se mund ta kerkonte policia vetem tek shtepia ime jo.Ilir Xhepaj,njeriu qe kerkohej nga policia per dy atentate ne Lac me tre persona te demtuar dhe qe une lexoja letrat e prokurorise ne Tv,u kap pikerisht ne hyrje te pallatit tim mbremjen e te shtunes.Policia e ka mberthyer ne nje pozicion te atille qe vetem nese kishe krahe dhe te ishe zog,mund te shpetoje.Pergezime skudres operacionale.
Ah sa per informacion ne pallat kam dhe dy persona ne mase sigurie “Arrest shtepie”.