Helmeta Ilire dhe mbulesë goje e përdorur gjatë varimeve në Tombat Ilire shek 5pes.

Ndodhen – Muzeu Luvërit – (Të marra në vitin 1917 nga ushtria Franceze gjatë Luftës I Botërore në Shqipëri).

Ekziston një preokupim nga ana e Greqisë, se në të ardhmen Historigrafia zyrtare pa dashje mundet të pranoj etnicitetin e përbashkët Iliro-Maqedonas.

Grekët s’duhet të harrojnë shkrimet e Strabonit, i cili quan të të njëjtës rracë etnike si Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët.

Kjo e dhënë e Strabonit dëshmon se Maqedonët (jo bullgaret apo sllavët e ardhur në shek 5 dhe 7/9 (pas Krishtit)), dhe Iliro- Epirotët kanë pasur të njëjtën kulturë dhe të njëjtë gjuhë.

Të ngjashme kishin edhe të qethurin, mantelin me sa shihet edhe përkrenaret i kishin të ngjashme.

Helmeta e tipit Ilire mbulonte të gjith kokën dhe ishte e hapur nga pjesa e fytyrës.

E quajtur helmet Ilire, sepse një numër i madh përkrenaresh të këtij stili, janë gjetur sot në Shqipëri, Mal të zi, Dalmaci, Epir, Apulia (Itali), Maqedoni, Dardani.

Atje ku mbretëruan dhe jetonin fiset Ilire janë gjetur edhe përkrenaret e tyre.