FOTOT| Velipoja “turistike” pas masakrës shtetërore!

Nga Bepin Kolvata

Ne Shqiperine e varfer, jo nga Zoti por nga mendja djallezore e njeriut, problemet sa vijne dhe shtohen. Jemi ne ditet e fundit te qershorit dhe Korriku e Gushti, do te duhej te shenonin pikun e turizmit. Kete vit te vetedijshem se ky “rekord” shifrash do te mungonte per shkak te pandemise Covid, efektet e te ciles vijojne, u mendua dhe shpresua qe se paku te gjithe do te kishin nje qasje tjeter. Pushuesit te zgjidhnin atdheun e tyre, qeveria te ndihmonte me politika lehtesuese e promovuese kete sektor, si dhe vete biznesi pse jo me çmime me te lira e sherbim te shtuar te mund te rikuperonte dicka, (Sepse siç thote nje shprehje e vjeter dhjam nga pleshti nuk mund te nxjerresh). Por jo, e nisem edhe kete here me kemben e mbrapshte! Sezonin e çelem me fadroma qe rrafshonin objekte qe per vite te tera kishin qene aty, ne brezin renor (diku me ndonje leter gjysme leje, e diku pa leje). Por me apo pa leje, pak efekt do te benin edhe per nje 2 mujor plazhi qe parashikohet ky i ketij viti. Meqenese shteti u kujtua te godase “paligjshmerine”, se paku te kujdesej per t’i pastruar me shpejtesi, siç beri kur i rrafshoi, diten dhe naten. Kete ne fakt nuk gjeti kohe e as vullnet dhe germadhat jane aty, bashkejetojne me pushuesit ne Velipoje dhe do te presin 1 Korrikun, per te uruar mireseardhjen ne plazhin me te madh te veriut. E gjitha kjo loje ne emer te ligjit, me prapaskena te erreta qe mendjet djallezore me pushtet zhvillojne, ka vetem nje efekt SHKATERRIMIN. Velipoja ngjan e trishte, e kjo jo per fajin se natyra ka kursyer diçka ne kete plazh, por sepse mendjet djallezore qe vit pas viti punuan per ta shkaterruar dhe jo ndertuar duke kuruar, i vune ne dekaden e 3- te demokracise, edhe damken e fundit permes fadromave, qe nen ze thuhet se i hapin rruge te tjera interesave. Nese dikush mendon se ligji behet ne nje dite e duke treguar forcen e ka gabim. Asgje nuk ndodh per nje dite, as ngritja e paligjshmerise dhe as ndertimi i te ligjshmes, prandaj sot jemi ne nje rruge qorre ku keshtjellat e ngritura mbi rere nuk vonojne te na shemben …