Shkodra fal taksat vendore, miratohet nisma “Ademi”, përjashton biznesin e madh

Nga Bepin Kolvataj

Taksat dhe tarifat vendore janë falur edhe për biznesin shkodran. Këshilli Bashkiak me shumicë socialiste, miratoi nismën e demokrates Voltana Ademi, por përjashtoi biznesin e madh nga përfitimi.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës më në fund mori në shqyrtim dhe miratoi propozimin e kryebashkiakes demokrate, Voltana Ademi për faljen e taksave dhe tarifave vendore.

Por ashtu siç pritej, mbledhja u shoqërua me debate e madje shkoi deri në leksione se si rregullorja e këshillit duhet zbatuar prej të zgjedhurve.

Ademi: Në asnjë rast nuk favorizohet asnjë biznes i madh dhe asnjë biznes i vogël jashtë periudhës së pandemisë.

Kadija: Unë nuk jam këtu për të përmbushur tekat.

Me 28 vota pro, socialistët miratuan vendimin me ndryshime, duke përjashtuar bizneset e mëdha nga përfitimi. Kjo e justifikuar prej tyre si një politikë e majtë.

Jashtë debateve nuk mbeti as Velipoja, ku një pjesë e këshilltarëve dënuan ndërhyrjen atje, ndërsa Ademi foli për hapat ligjorë të ndjekur si dhe kërkesën që i ka bërë IKMT për pastrimin e territorit.