Raporti FMN| Basha: Taksimi ‘Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve, taksimi i sheshtë sa më shpejt

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë.

Duke komentuar në Twitter, faktin se FMN kërkon rikthimin tek taksimi i sheshtë, Basha akuzon se ‘Taksimi Rama’, shkatërroi ekonominë e vendit.

Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

‘Taksimi Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.