Kryepiskopi Anastas shtrohet në spital, pëson ndërhyrje kirurgjikale në zemër

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në Spitalin HYGEIA në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.
Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.