76 vjet nga Genocidi dhe spastrimi Etnik grek i shqiptarëve të Çamërisë


Nga Shpëtim Axhami, kreu PLL

Dita e genocidit grek.
76 vjet nga Genocidi dhe spastrimi Etnik grek i shqiptareve te Çamerise.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë por gjithmonë duhet të i kujtojmë me ndrerë dhe respekt, te gjithe viktimat e ketij genocidi të paparë dhe të pa dënuar nderkombtarisht.

Shteti ynë dhe çdo qeveri shqiptare, Çeshtjen Çame dhe çeshtjen kombëtare në tërësi, duhet të i ketë prioritare në çdo marrëveshje, bisedë apo negociatë.

Tolerimi mbi këtë çeshtje, prej kushteve të vendosura nga pala greke, para çdo antarësimi, hapje negociate apo marrëveshje tjetër është e pafalshme dhe antikombëtare.

Pa u zgjidhur Çeshtja Çame dhe në tërësi çeshtjet tonat kombëtare, duke bërë të mundur bashkimin tonë kombëtarë brenda Kurorës Mbretërore, ne do ta kemi shumë të vështirë për tu bërë një komb me stabilitet politik dhe ekonomik në rajon e më gjërë.

Urojme, qe me punen dhe vullnetin e te gjitheve, duke i’u imponuar faktorëve nderkombëtarë dhe me te drejten e Zotit, çeshtja çame te zgjidhet sa me shpejt, si një e drejtë e mohuar ndër vite.

Pa Kosove e Çameri s’ka Shqiperi.