Shalqiri: Përfitimet, kaloritë dhe rastet kur nuk mund të konsumohet…

Shalqiri (ose bostani) është një nga frutat më të preferuar per te shuar etjen dhe eshte një nga simbolet e verës dhe frutave sezonale.

Përveç shijes mjaft te mire, shalqiri ka vlera ushqyese mjaft të dobishme.
A e dini, për shembull, që ai mund të tejkaloje domatet për sa i përket përmbajtjes së likopenit?

*Hidratimi: Përbërja normale e shalqirit ka 92% uje dhe 8% sheqerna që gjenden zakonisht në fruta. Konsumi i saj, pra, kontribuon në hidratimin tonë gjatë ditëve të nxehta.

*Ai stimulon diurezën, lufton celulitin dhe është detoks: falë permbajtjes së ujit, shalqiri është një frut që stimulon diurezën dhe nxit detoksifikimin e trupit. Ndihmon gjithashtu në luftimin e celulitit.

*Energjia: shalqiri është një frut energjik dhe konsumimi i nje cope te zakonshme mund të rrisë nivelin e energjisë me 23%. Kjo ndodh për shkak të përmbajtjes të vitaminës B6, të cilën trupi e përdor për sintetizimin e dopaminës, e cila promovon mirëqenien. Shalqiri gjithashtu përmban magnez, i cili përdoret nga trupi ynë për të furnizuar qelizat me energji.

*Përfitimet për zemrën dhe kolesterolin: disa nga vetitë e çmuara të shalqirit janë konfirmuar kohët e fundit nga shkenca, e cila ka konstatuar aftësinë e tij si një ndihmë natyrale kundër sëmundjeve të zemrës dhe për të zvogëluar nivelet e kolesterolit të keq. Citrulina, një substancë që gjendet në shalqi, e cila e bën këtë frut të përshtatshëm për parandalimin e hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës, është shumë e dobishme. Sipas disa studimeve, konsumimi i një pjesë te shalqirit në ditë do të ishte e mjaftueshme për të ndihmuar trupin tonë të ulë nivelin e kolesterolit në gjak.

*Antiinflamator dhe antioksidues: prania e likopenit në këtë frut i siguron atij cilësite anti-inflamatore dhe antioksiduese.

*Ruajtja e një peshe të shëndetshme: ngrënia e shalqirit mund të ndihmojë në mbajtjen e peshës tuaj nen kontroll.Falë sasisë së madhe të ujit të pranishëm brenda tij, ai jo vetëm që shuan etjen, por edhe qetëson ndjenjën e urisë, kjo është arsyeja pse është një zgjidhje e shkëlqyeshme e mëngjesit ose mesditës madje edhe në bregdet!

*Promovimi i gjumit: ngrënia e shalqirit mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Ngrënia e disa feta të këtij fruti pas darkës mund të stimulojë prodhimin e serotoninës në trup, për shkak të përmbajtjes së tij të karbohidrateve. Kur, në orët e mbrëmjes, niveli i serotoninës rritet, truri është më pak i ndjeshëm ndaj sinjaleve shqetësuese, siç janë zhurmat, duke favorizuar nje gjume te qete.

*Afrodizak: agrina e pranishme në këtë frut është një aminoacid që përdoret nga trupi për prodhimin e argininës. Arginina konsiderohet një viagra e vërtetë natyrore, e aftë të hollojë enët e gjakut dhe të përmirësojë rrjedhën e gjakut në organet gjenitale.

*Në verë, ngrënia e shalqirit çdo ditë ju lejon të mbroni lëkurën tuaj nga rreziqet që lidhen me ekspozimin e tepërt në rrezet UV, sipas hulumtimit më të fundit shkencor (kjo nuk do të thotë, megjithatë, që ne mund të shmangim përdorimin e kremrave të diellit!).

*A e dini gjithashtu se farat e shalqirit gjithashtu mund të konsumohen dhe janë të pasura me vlera ushqimore? Këto fara të vogla janë të pasura me fibra, prandaj kanë një veprim laksativ, por janë gjithashtu një burim i vlefshëm i vitaminave dhe mineraleve.

Kaloritë e shalqirit:
Shalqiri është një nga frutat më të lehta dhe më pak kalorike që kemi në dispozicion gjatë verës. Kjo falë pasurisë së saj të ujit dhe mungesës së plotë të yndyrnave.
Kaloritë vijnë nga përmbajtja natyrale e sheqerit të shalqirit, por nuk jane sasi te medha. 100 gram shalqi me të vërtetë përmbajnë vetëm 30 kalori.

*Shalqiri gjithashtu ka disa kundërindikacione ose efekte anësore të mundshme. Disa njerëz kanë vështirësi ta tretin atë, veçanërisht nëse konsumohet pas ngrënies. Kjo është për shkak të pranisë së shumë uji brenda, i cili hollon lëngjet e stomakut dhe rrjedhimisht pengon punën e tyre (është e njëjta arsye pse rekomandohet të pini midis vakteve).

*Mund të japë probleme edhe nëse vuani nga gastriti dhe koliti, në këtë rast duhet të vlerësoni reagimin personal ndaj këtij fruti duke e konsumuar në doza të vogla. Në rast të gastritit në të vërtetë mund të nxjerrë në pah dhimbjen ndërsa nëse vuani nga zorra e irrituar mund të ketë një efekt të lartë laksativ ose të shkaktojë fryrje të barkut.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të kushtojnë vëmendje pasi ky frut ka një indeks të lartë glicemik dhe gratë shtatzëna (nëse janë të predispozuar për diabetin gestacional ose nëse ndjekin një dietë të kontrolluar).

Konsumimi i shalqirit në këto raste nuk perjashtohet plotësisht, por shpesh sugjerohet të mos e teproni duke ngrënë vetëm një fetë, preferohet të shoqërohet me disa ushqime të tjera të pasura me fibra.

Në fund, ata që vuajnë nga alergjia ne aspirinë duhet të vlerësojnë nëse duhet të konsumoni apo jo shalqini duke biseduar me mjekun e tyre (ky frut përmban salicilate natyralë). Meqenëse shalqini aktivizon histaminën, është mirë që ta shmangni nëse vuani nga alergjia ndaj barërave ose polenit sepse mund të shkaktojë reaksione të kryqëzuara.