Carl Bildt: Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme Carl Bildt ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth mospjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në takimin e Washingtonit.”Ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Bildt.Presidenti i vendit Hashim Thaçi anuloi dje pjesëmarrjen e tij në takimin e Ëashingtonit, ftesë të cilën e kishte bërë ditë më parë emisari special amerikan për dialogun Richard Grenell.Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit, ku Prokuroria Speciale dorëzoi ndaj tij aktakuzë në Gjykatën Speciale.Si rezultat i këtij zhvillimi të papritur, edhe Kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, me arsyen që delegacioni i palës kosovare pa Presidentin Hashim Thaçi është i përgjysmuar.