Ilaçi natyror për depresioni, neurozën dhe sëmundje të tjera


Nga Shenasi Aliu

Njeriu jeton dhe fle gjumë mbi apotekën (barnatoren) më të pasur në botë, por fatkeqësisht shumë pak e përdor dhe e shfrytëzon për nevojat e veta.

Kësaj radhe po ju jap një recepturë e cila është e thjeshtë dhe e lehtë për tu përgatitur, e zgjodha pikërisht në këtë kohë sepse tani është momenti më i përshtatshëm për përgatitjen e këtij ilaçi.

Për përgatitjen e këtij ilaçi nevojiten këto përbërës:

– VAJ ULLIRI dhe bimën e quajtur:
– BALÇ, MAKTH I EGËR,
LULE GJAKU, LULJA E BALLSAMIT

1. Së pari e marrim Lule gjakun e imëtojmë dhe pasi ta kemi imëtuar e vendosim apo e mbushim kavanozin (tegllën) ose shishen me grykë të gjërë.

2. Pasi ta kemi mbushur me lule gjaku kavanozin apo shishen me grykë të gjërë, atëherë i shtojmë vajin e ullirit, (vaji i ullirit duhet të jetë i kualitetit të mirë dhe i shtrydhur në temperaturë të ftohtë), kështuqë lule gjaku duhet të jetë i mbuluar një apo dy centimetra me vaj ulliri.

3. Këtë përzieje e lëmë të qëndroj katër javë në temperaturë dhome por të ekspozuar nën kushtet e rrezeve të diellit, çdo ditë e trazojmë (tundim). Ky lloj vaji merr ngjyrën e kuqe gati si të gjakut.

4. Pas katër javëve e kullojmë dhe mirë e shtrydhim lule gjakun dhe e vendosim në shishe sterile.

Ky lloj ilaçi mund të përdoret për këto sëmundje të mbrendshme:

– kudër depresionit
– kundër nervozës në përgjithësi dhe në
veçanti kundër nervozës së lukthit
– kundër të thatit (çibanit) në lukth dhe zorrë
– kundër miomeve tek mitra
– kundër sëmundjeve të tëmthit
– kundër dobësimit të sistemit nervor
– kundër ankthit
– kundër pagjumësisë etj.

Terapia për sëmundjet e mbrendshme përdoret 21 ditë dhe ate çdo ditë nga një lugë gjelle në mëngjes në lukth të zbrazët, në drekë dhe në mbrëmje.

Kurse për nevojat e jashtme mund të përdoret për këto sëmundje:

– kundër djegies në diell
– kundër plagëve të hapura
– kundër sëmundjeve reumatizmale
– kundër dhimbjeve në gjunjë dhe bërryla etj.

Terapia për sëmundjet e lëkurës përdoret si masazh…….. përgatiteni dhe përdoreni këtë lloj ilaçi sepse është i mrekullueshëm për shëndetin. Personalisht i përgatis çdo vit nga dy litra………
(d.v.) sh.a.