VIDEO| Nuk fola kur u prish Teatri se kisha bërë operacion në gojë!? Por as nuk shkruante dot…

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ishte ndër të paktët eksponentë të mazhorancës që nuk reagoi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 Majit.

Por sot, i ftuar në Abc News, ish kryeministri dha një arsye sa komike aq edhe ironike mbi këtë qëndrim të tijin.

Ai sapo kishte kryer një operacion në gojë, gjë e cila e pengoi të fliste.

A ka dashur të ironizojë kauzën apo mos ndoshta dha një mesazh për grupimin e tij politik? Kjo mbetet për tu parë.