“Polici i martuar erdhi në shtëpi dhe më arrestoi djalin, unë bëra seks me të”

Një polic i martuar është nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë kryerjes së detyrës. Richard Hosken-Johns po përballet me autoritetet e drejtësisë pasi akuzohet se ka shfrytëzuar uniformën e policit për të kryer seks me dy gra në të njëjtën kohë.

Rastet u zbuluan gjatë seancave dëgjimore. Një grua, e identifikuar vetëm me germën “A”, tha se historia në periudhën kur ajo dhunohej në familje.

Në një deklaratë, ajo rrëfeu se ata u takuan në vitin 2016 kur jeta e saj ishte rrëmujë pas një nate jashtë duke pirë dhe kaloi 40 minuta duke biseduar me të në makinën e tij të policisë.

Ata më vonë kontaktuan njëri-tjetrin në mediat sociale dhe ajo shkoi në shtëpinë e tij në shtator të 2016.

“Gjërat thjesht ndodhën. Unë nuk i thashë askujt. Rich tha se duhet të heshtja. Ai mendoi se do të kishte një keqkuptim për mënyrën se si u takuam. Ai ishte akuzuar për marrëdhënie në të kaluarën. Ai më kërkonte të takoheshim në orët e para të mëngjesit. Ne kemi patur marrëdhënie seksuale gjatë orëve që ai ishte me uniformë dhe kishte raste që ai nuk përgjigje në radio për këtë arsye. Ndjeva se ai më përdori seksualisht. Uroj të mos e kisha takuar kurrë. Unë isha shumë emotive në atë kohë.”

Historia e dytë seksuale e policit është me një grua, të cilës i kishte arrestuar të birin. Edhe ajo mendon se efektivi përfitoi nga situata.

“Ai më takoi para katër apo pesë vjetësh kur erdhi në shtëpi dhe më arrestoi djalin tim. Djali im ishte problematik dhe kishte qenë disa herë brenda. Ai e dinte që unë kisha probleme me djalin. Pas arrestimit, nisi të më dërgonte mesazhe, duke më pyetur nëse mund të takoheshim për kafe. Ai vinte në shtëpinë time dy ose tre herë në javë. Unë ndihesha e përdorur.”

Procesi gjyqësor për policin Richard Hosken-Johns vijon.