Rrezarti, shqiptari bëhet kampion në tenis në Malin e Zi

Rrezart Cungu sapo është bërë kampion i Malit te Zi në kategorinë e seniorve duke nderuar jo vetëm familjen tonë por gjithë Ulqinin.

Klubi i tenisit Bellevue, këtë fundjavë ishte nikoqir i turneut shtetëror ku garuan tenistët më të mirë të Malit të Zi.

Në finalen e turneut që u zhvillua në pasditen e sotme, Rrezarti para perkrahësve të tij u shpalli kampion i turneut duke mposhtur Igor Saveliqin nga Podgorica me rezultat 6:2, 6:4. Shpreh mirënjohjen ndaj gjithë publikut dhe organizatorëve të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv.