​Hoti: Nuk shkoj në Uashington për të hapur tema që bien ndesh me Kushtetutën

Kryeministri Abdullah Hoti ka thënë se në ditët në vazhdim do të përcaktohet delegacioni që do të udhëtojë në Uashington.

Hoti tha se nuk shkon në dialog për të diskutuar për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh.“Nuk shkoj atje për të hapur temat që bien ndesh me Kushtetutën dhe qëndrimin tonë politik ndër vite”, tha Hoti.

Ai tha se në Washington do të fillojnë procesin e dialogut për njohje reciproke.

“Në takimin në Uashington fillojmë procesin e dialogut për njohje reciproke. Në atë takim unë do të përfaqësojë qeverinë e Kosovës më bazë të Kushtetutës. Delegacioni do të formohet në ditët e ardhshme”, tha Hoti.

Hoti tha se kanë bërë të gjitha koordinimet e nevojshme brenda koalicionit qeverisës për të ndërtuar qëndrimin për dialog.

Kërkon edhe përfshirjen e opozitës në këtë proces.

“Ajo që na duhet është ndërtim i konsensusit shtetëror, përfshirja e opozitës në këtë proces në bazë të mekanizmave që mundëson Kushtetuta”, tha Hoti.Hoti tha se shkoj ë në takim me qëndrim të qartë të Kosovës, për njohje reciproke dhe se Nuk ka më dialog për normalizim i marrëdhënieve.