OREKS| Pse qershitë kanë efekte qetësuese sa aspirina

Qershitë janë një frut i vogël, por me vlera të mëdha ushqyese, ku cilësohen si një ilaç i vërtetë për organizmin tonë.
Shkencëtarët kanë provuar se ky përbërës është i mirë për trurin. Përveç forcimit të kujtesës, qershia ndihmon në parandalimin e humbjes së saj.
Ata që konsumojnë më shumë qershi, kanë më shumë shanse që të bëjnë gjumë të thellë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin. Melatonin është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit.
Për një gjumë më të mirë, më të relaksuar dhe të kënaqshëm është i këshillueshme konsumimi e qershisë.
Melatonina gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes dhe ndihmon në ngadalësimin e procesit te plakjes.
Kjo do të thotë se njerëzit që hanë qershi mund të duken me te ri për një periudhë më të gjatë se sa ata që nuk bëjnë.
Ky lëng përmban vitaminën A, një vitamine kjo shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e cila lufton infeksionet.

Studimi i fundit ka treguar se qershitë ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, shëndetit të kockave dhe qetësimit të dhimbjeve. Qershitë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe me flavonoide. Për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre besohet se ato mund të qetësojnë dhimbjen dhe vetëm një sasi e vogël e këtyre frutave ka efekt më të mirë se një aspirinë.

Për shkak të sasisë së lartë të borit, magnezit dhe kalciumit, qershitë janë forcues të mirë të kockave.