Djathi i gomaricës, 1 mijë euro 1 kg. Më i shtrenjti në botë

A keni provuar ndonjëherë djathë gomarice? Me siguri që jo! Një djathë i tillë ekziston krahas djathit të lopëve, deleve dhe dhive, por çmimi është pak i kripur, apo më saktë për milionerët.
Është djathi më i shtrenjtë në botë dhe në kushtet e Shqipërisë për të blerë 1 kg djathtë gomari do të duhen të paktën 3 rroga mesatare. Çmimi i djathit i bërë nga qumështi i gomarit kushton të paktën 800-1000 euro. Por, se si dhe pse është kaq e shtrenjtë?
Për të bërë 1 kg djathë gomari duhen 25 litra qumësht, i cili mund të kushtojë deri në 40 euro për litër. Sigurisht nuk duhet kaq shumë qumësht lope, deleje apo dhie për të prodhuar një 1 kg djathë. Arsyeja është e thjeshtë, qumështi i gomarit nuk ka kafeinë të mjaftueshme që e bën qumështin plotësisht të trashë, megjithatë vlerat ushqyese të tij janë mjaft të mëdha.