Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin, përjashtohet nga policia shefi i stacionit policor

Përjashtohet nga policia shefi Stacionit Policor në Fushë-Arrëz. Izmir Duraku i dyshuar dhe akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë është përjashtuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Urdhri ka ardhur menjëherë pas denoncimit nga një vajzë dhe para arrestimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas SHÇBA, ngjarja është kallëzuar së fundmi nga një vajzë dhe dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015.
Shefi i Postës së Policisë në Fushë-Arrëz Izmir Duraku është ndaluar mbrëmjen e kaluar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit.

Sipas SHÇBA, bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.