Lulzim Basha e bëri golin e parë

Në një ndeshje pa tifozë në Tiranë diçka e papritur ka ndodhur. Sulmuesi i opozitës Lulzim Basha ka bërë golin e parë: identifikim biometrik dhe ristrukturim të KQZ, për zgjedhjet e ardhshme.

Kokëfortësia e kryeministrit Edi Rama për të bërë zgjedhje me administratën e kapur për fyti ra si kripa në ujë.

Administrimi i ashtuquajtur i depolitizuar do të thoshte administrim 100% i zgjedhjeve nga Rama.

Standardi i komisioneve ndërpartiake është ku e ku më i mirë se standardi i komisioneve monopartiake që kërkonte Rama.

Përmes një deklarate arbitrat, kryesori Kim e anësorë Soreca e Duncan thanë se kishte një marrëveshje normale, pasi i lanë topin nën këmbë kreut të opozitës.

Kreu i opozitës Basha doli vetëtimë për të thënë se është bërë progres për garancitë e radhës, por kaq, duke rritur presionin mbi qeverinë dhe maxhorancën tek sytë e ndërkombëtarëve.

Nuk ka dakordësi për qeverinë kujdestare, por sic e tha ambasadori britanik tani nis implementimi.

Një qeveri pa Edi Ramën dhe çunat e tij problematikë do të thoshte në shtet e krim të organizuar, por kjo tani është në dorë të qytetarëve.

Edi Rama ka lëshuar gjasme ca rregulla loje sepse në 22 vite në politikë asnjëherë nuk ka luajtur sipas rregullave. Ai ka alergji ka rregullat, ligji e rendi. Shikoni shtetin që ka ndërtuar për të kuptuar çfarë ka lëshuar Edi Rama në tavolinën e ambasadës.

Shqipëria nuk çalon prej kodin zgjedhor por prej helmit që krimi, korrupsioni e narkotrafiku hedhin çdo ditë në vend për të mbajtur pushtetin.

Rama le të thotë çfarë të dojë tani, por për të vjedhur zgjedhjet duhet të kthehet tek mafia dhe paraja e pistë.
Opozita duhet të krijojë ushtrinë e saj demokratike të mbrojtësve të votës dhe votuesve, përkrah administratës zgjedhore dhe paralelisht me hapjen e derës për brezin e ri të politikanëve dhe zhvillimin e programit për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia e institucioneve nga krimi.