Hoqi dorë nga masturbimi, i riu pëson ndryshime të mëdha

Një burrë i cili hoqi dorë nga masturbimi për 700 ditë, tha se fitoi “superfuqi”. Ai është një nga 200,000 burrat të cilët iu bashkuan komunitetit online “NoFap”, anëtarët e së cilit betohen se nuk do të vetë-kënaqen (nuk do të masturbohen).

Anëtarët e komunitetit Reddit nuk shikojnë pornografi dhe nuk masturbohen për periudha të ndryshme. Disa e kanë parë këtë si një test të shpejtë për të përmirësuar vetë-kontrollin, ndërsa disa të tjerë e kanë parë këtë si një përpjekje për ta trajtuar varësinë ndaj pornos, varësi kjo që i bën ata të mos nxiten nga seksi në jetën e vërtetë. Në një postim, përdoruesi me emrin Brohit shkroi se hoqi dorë nga masturbimi dy vite e gjysmë më parë, dhe pa se mendja e tij ishte bërë më e pastër dhe se ishte “në paqe me veten më shpesh”.

Ai tha se fitoi “superfuqi”, duke përfshirë një rritje të vetëbesimit, fokus më të mirë dhe rritje të energjisë.