Fakti e opinioni: sa larg!

Nga Selim Kurti
___________
E konfirmoi me se miri, se fundmi, edhe llava e nxehte e sulmeve te shfrenuara, sharjeve pa kufi, akuzave ne tym e shpifjeve te pambeshtetura askund, ndaj historianit te njohur Paskal Milo.

Siç eshte zakoni, edhe kesaj here morem falas leksione profane historie, ndoqem shfaqjen teatrale te “gardianeve” fanatike – po analfabete – te nderit te “kercenuar” te Skenderbeut, u ngopem deri ne neveri me opinione mbi opinione te opinioneve!

Lume i fryre – kotnasikot- medemek nacionalizmi, luzmë vrervjellëse kunder çdokujt qe nuk eshte “i yni”: ne gjak, etni, besim fetar, mendim e bindje politike!

Mjerim i madh! Madheshtia e Skenderbeut, si fakt i madh e i pashlyeshem prej askujt, nuk ka nevoje per mbrojtje me vjersha, bejte e perbetime komike, po per njohje te mire e përbrendësim ne sjelljen tone publike te sotme.

Sepse, siç ndodh shpesh e me te gjithe ne, nuk e njohim kufirin midis nje fakti dhe opinionit/-eve rreth tij.
Nga varet nese nje pohim (deklarim) eshte fakt apo opinion? Varet prej vlefshmerise/pavlefshmerise se pohimit vete.

Fakti eshte real, i mbeshtetur me dokumente e deshmi; opinioni eshte besimi apo mendimi yne rreth diçkaje.
Fakti eshte e verteta e provueshme, opinioni eshte pasqyre e botekuptimit tone, qe mund te mbeshtetet ose jo ne fakte.
Fakti mund te provohet, opinioni shpreh gjykimet ose qasjet tona ndaj nje fakti.
Fakti mbeshtetet ne vezhgim e kerkim, opinioni ne supozime dhe pikeveshtrime.
Fakti eshte i verifikueshem, opinioni jo.
Fakti tregon diçka qe ka ndodhur, opinioni eshte perceptim rreth diçkaje.
Fakti eshte i pandryshueshem, opinioni ndryshon nga njeri te tjetri.
Fakti shprehet me fjale objektive dhe qe nuk krijojne paragjykime, opinioni shprehet me fjale subjektive dhe krijon paragjykime.
Fakti eshte i padiskutueshem, opinioni po.
Fakti nuk ndikohet nga ndjenjat, deshirat, pervojat, besimet dhe vlerat e dikujt, prandaj mund te testohet. Opinioni mbeshtetet ne te gjitha: ne besime, vlera, pervoja, bindje, mendime e pikepamje personale. Prandaj eshte i patestueshem.

Prandaj eshte e nevojshme qe, para se te nxjerrim perfundime, duhet te kuptojme mire dallimin midis faktit dhe opinionit.
Sepse fakti eshte gjithnje nje hap perpara opinionit: i pari provohet, i dyti – edhe kur eshte i drejte – nuk mund te provohet kollaj.

A i kemi parasysh ne keta dallime kur zbrazemi neper kafene e rrjete sociale, me “kompetence” te madhe, vetesiguri e me veladon patrioti te madh? Jo, besoj.

more recommended stories

loading...