Bima “Lumturia e Malit” që shëron pothuajse gjithçka

Rigoni është një nga bimët më aromatike me një shije të veçantë dhe një përbërës tipik i kuzhinës mesdhetare. Përveç shijes fantastike, kjo erëz është gjithashtu një burim i shkëlqyer i disa elementeve thelbësore për shëndetin. Në fakt, rigoni ka qenë një ilaç popullor i së kaluarës pasi ai ka veti analgjezike, anti-inflamatore, antiseptike, antibakteriale etj.

Rigoni gjithashtu stimulon sistemin imunitar dhe mund të shërojë shumë probleme në organizëm nëse pihet në formë çaji. Vaji i rigonit është gjithashtu efektiv në luftimin e çrregullimeve të tretjes. Gjithashtu ai është një vaj masazhi kundër celulitit.

Megjithatë, përdorimi i vajit esencial të rigonit nuk rekomandohet për fëmijët, gratë shtatzëna dhe epileptikët.

Si antioksidant, rigoni përmban një numër përbërësish, të cilët ndihmojnë në shkatërrimin e efekteve të stresit oksidativ në qelizat e trupit. Rigoni ka aktivitet antioksidues më të lartë se mollët ose boronicat dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizmit tek njerëzit me yndyrna të larta në gjak.

Vajërat përbërës tek rigoni (timoli dhe karvakroli) e bëjnë një antibakterial dhe anti-fungial shumë efektiv, veçanërisht organizmat që prekin sistemin tretës si kandida dhe bakterie si xhiarda dhe stafilokoku.

Rigoni përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh duke përfshirë vitaminën K (e mirë për shëndetin e gjakut e të kockave), magnezin (ruan balancën e sheqerit në gjak), hekurin (mban oksigjenin në gjak) dhe kalciumin (ndihmon në shëndetin e kockave, muskujve dhe funksionin e nervave).

Sipas të dhënave të fundit, rigoni ka edhe veti anti-kancerogjene, pasi bllokon rrugët e zhvillimit të tumoreve.

Përveç aromës së fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë.

Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore. Ndërkohë, shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit.

Nga të dhënat studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga tretja problematike.

Ato gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit.

Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në. Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Për vite rigoni është përdorur në formën e çajit për të kuruar dhimbjet e kokës, artritin, krizat e stomakut dhe problemet me tretjen.

Përgatitja e çajit të rigonit

Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë.

Shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar.

Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.

Vlerat dhe vetitë e çajit të rigonit

Kuron virozat dhe gripin

Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Kjo bimë aromatike është një burim i shkëlqyer i kaliumit, një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore. Kaliumi mban nën kontroll ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut kur organizmi përballet me sasi të larta të sodiumit.

Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës.

Për më tepër, rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Ndihmon shëndetin e stomakut

Sipas të dhënave rezulton se kjo bimë është burim shumë i mirë për minerale si magnezi dhe kalçiumi, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mureve të stomakut.

Lufton radikalet e lira

Një studim i publikuar në Revistën “Journal of Pharmacy and Pharmacology” zbuloi që ekstraktet e rigonit përmirësonin dhe rimëkëmbin organizmin nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Lufton mikroorganizmat e dëmshëm

Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm.

Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.

Trajton dhimbjet muskulare

Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare.

Nëse vuani nga probleme të tilla, pini çaj rigoni dhe dhimbja do të pushojë për pak minuta.