OFL zbarkon në Lezhë. ja 3 “të fortët” që ka shenjestruar. EMRAT

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot ne Lezhe. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve, Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”; Arben Prendi, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”dhe Perikli Marku, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”.