Gjendet i pajetë në banesën e tij një djalë i ri, çfarë dyshon Policia

Gjendet i pajetë një djalë i ri në banesën e tij në Korçë.

Viktima është identifikuar si E.ZH, raporton balkanweb. Paraprakisht policia dyshon se vdekja e 33-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrore.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko-ligjorëve.