Laura Skënderas – Përse nënë më linde femër?

Nga Laura Skënderas

Perse nene me linde femer? Perse me dhe mbi supet qe ende te vogla, te brishta, peshen e botes? Perse me ushqeve me qumeshtin edhe heshtjen, peruljen, friken perballe nje mashkulli? Perse mi shove buzeqeshjet nga frika se do fliste bota? Perse mi lidhe endrrat me zinxhire e mi preve flatrat, pa nisur ende mire fluturimin? Perse e shtrenjta ime, e lodhura , e shtypura nga nje thunder mashkullore, perse?
Per mua nuk rrembyet armet te lajmeronit viset e shqiptarise se lindi djale. Per mua derdhet nje lume lotesh e mallkimesh, deshet te me vrisnit ende pa u lindur, se une jam ajo njolla e zeze qe nuk trashegoj mbiemrin e familjes . E qe sa cela syte me pritet me deshperim , me pritet me neveri e perbuzje. Me rritet qe ne djep e me mesuat qe shtepine e kam te burri. Po catiza, im at , kur une pata thene emrin tend te parin, mos valle nuk qe kurre shtepia ime? Me mbytet me nje mal me “mos se eshte turp ” , ma vute mbi supe, e me porositet te heshtja. Me thate se te duash eshte turp, mekat, cnderim , eshte ai vendi I siguruar ne rrathet e Ferrit. Me thate te ecja me koken ulur, se keshtu ishin vajzat e mbara. Po a pyetet ndonjehere valle ku shkoi shpirti im rebel e I pabindur? Jo , se une per syte e lagjes , qytetit, duhet te isha vajza e mbare. Pastaj me porositet te ecja nga shtepia ne shkolle pa e kthyer koken majtas e djathtas , pa u folur djemve, se nese e merrnit vesh qe nje djale do te me kishte thyer shikimin, do te me vinit damken e turpit. E sapo hodha shtat, u kujdeset te me mbyllnit ne nje kuti shkrepse . E me thate te mos vishja asgje qe do te bente nje mashkull te me hidhte syte, se meshkujt ashtu jane, ndaj une duhet te mos terhiqja vemendje se nese vishja nje fund te shkurter, ai djali te lagjia kishte cdo te drejte te me perdhunonte. E une nuk e kuptova se te ndrydhesh ne nje guacke kermilli ,eshte te humbasesh veten cdo dite nga pak. Me thate te mos I lyeja floket, thonjte apo te beja make up, se vajzat e mbara nuk sillen keshtu, se eshte turp nga bota. E pastaj me vute akcize per te qeshuren edhe lotet. Me thate se duhet te degjoja nje mashkull se isha atje per te plotesuar nevojat e deshirat e tij, packa se ishin kafsherore. Me mesuat qe pas syve te heshtur e buzeqeshjes, te flinin mijera endrra te prera ne mes. Me mesuat se, nese degjonit nga goja e te tjereve qe kisha rene ne dashuri, do te me mohonit….Po kurre, kurre nuk me mesuat te doja vetveten. Me mesuat qe edhe kur mbi mua te binin kambanat e dhunes nga nje burre , ishte faji im. Se meshkujve u lejohet te inatosen, pastaj kush te rreh te do…E une ashtu bera. Fshiva lotet, mbulova syte e nxire me fasha, e u cova ne kembe. Pse nuk me mesove,nene me c’fasha ti lidhja plaget e shpirtit?
E une erdha duke qare nje dite tek ti im at, e te thashe se miku yt I ngushte, me kishte njollosur lekuren qe ishte ende kaq e pafajshme. Por ti qeshe, e me the qe femijet nuk I kuptojne dot gjerat. E une u perpoqa te kuptoj fajin tim per nje mekat qe nuk qe as I imi.
E pas ca muajsh erdha te ti nene, e te thashe se fqinji jone I moshuar, me pati terhequr me dhune e pati shfryre mbi mua gjithe epshet e mishit. Po ti, ti me the te mos flisja percart se filani ishte zoteri I ndershem. Pastaj erdha te ti im vella, e te tregova per shantazhet e pafytura te shokut tend. E ti mu betove se me priste rruga nese te permendja me mesele te tilla. Pastaj ,mesuesja ime erdha te ti, doja te te tregoja krahet e bere copash nga tentativat per vetevrasje, shpirtin e bere hi nga dhimbja e nje realiteti qe nuk qe me imi, e trupin e njollosur nga deshirat shtazarake te nje shoqerie qe shfryhet mbi lekuren e femijeve, por ti me the se kjo do kete qene deshira ime. E ku te shkoja une tjeter? Ah! Ju lutem ! Mos me permendni psikologen, se asesi nuk do te kisha pasur mundesi ta gjeja, eshte me fiktive se jeta ime e lumtur mes fytyrave e duarve te dhunuesve te mij . E une heshta…heshta… ngase askush nuk me besoi, ngase ishte turp nga bota , ngase ishte faji im! E dhunuesi im, ajo fytyra miqesore qe te thote qe je e mahniteshe, qe do te te mbaje me te mira , qe te neveritet, u be vrasesi im. E une heshta, nene, heshta, sepse ti me mesove qe eshte e pacipe te flasesh per te tilla gjera, sepse shoqeria do te me quante te pandershme, sepse do te te turperoja ty e gjithe famijen, nese do te flisja, andaj ishte me e udhes qe une te jetoja dhimbjen, turperimin, degradimin, qe te isha vajza e mbare qe lagjia e qyteti pret te jem!
Ah,nene, sikur te isha djale!

more recommended stories

loading...