Zheji: Këshilli politik te rezidenca e ambasadës, një metaforë që reforma do bëhet si do SHBA

Analisti Artur Zheji i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se SHBA po vendos një diktat të paparë në lidhje me negociatat e këshillit politik.

Ai shtoi se këshilli politik po negocion te rezidenca e ambasadës së SHBA-ve, pasi është një metaforë për të thënë se reforma zgjedhore do të bëhet sikurse do Amerika.

Artur Zheji: Mendoj se SHBA po vendos një diktat të paparë ndonjëherë duke e zhvendosur sallën e bisedime në rezidencën e ambasadës, në kohën e ndonjë çaji apo aperitivi të zonjës Kim. Nuk ka kuptim që të jetë aty. 

Unë mendoj se kjo është një metaforë e Yuri Kim për tu thënë se reforma do të bëhet ashtu sikurse do SHBA, pra nuk dalin dot nga korsia. Kim po kupton çdo ditë e më shumë realiteti bizantin shqiptar. 

Artur Zheji: Ky është hapi i fundit politik i rëndësishëm para pushimeve të nxehta që me siguri palët i kanë rezervuar në vende shumë të bukura. Ka hipoteza korridoresh që në vjeshtë mund të ketë zgjedhje lokale dhe në pranverën e vitit që vjen, zgjedhje politike. 

Kështu i shpëtohet reputacioni i opozitës, që ja kemi zgjedhje të parakohshme, por diferenca është shumë e ngushtë. Por Rama me mjeshtëri, tërheq fill, kur peshku është shumë i fuqishëm në det. Ka mësuar shumë nga Berisha dhe Nano.

Tani Rama lëshon pe për t’i shpëtuar reputacionin publik opozitës. Zgjedhje të parakohshme nuk ka, qeveri tranzitore nuk jep dhe prandaj negociata bëhen më të ashpra. Tani e dinë amerikanët, se shqiptarët nuk e dinë më asgjë.