Viti 2020 do mbahet mend si viti i luftës kundër Donald Trump

Nga Robert Kore

Ne fillim te vitit duke perdorur aleancen me OBSH dhe Kinen shkaterruan ekonomine duke lene shume biznese te mesme dhe te vogla të falimentuara ose ne prag falimentimi.
Tani po djegin dhe shkaterrojne pa aresye te gjitha shtetet dhe qytetet ku drejtojne vete te majtet.
Drejtuesit e majte po ju lene dore të lire turmes të djegi dhe shkaterroje.
Midis turmes kane futur kriminelet qe vete i liruan gjate pandemise. Çdo gje eshte e planifikuar.
E kaluara e tyre eshte po kaq negative sa edhe sot.
Te majtet kane votuar kunder, kur u abrogua skllaveria ne Amerike.
Kane votuar kunder pjesemarrjes se zezakeve ne zgjedhje.
Nga 6 presidente amerikane qe jane qelluar 5 kane qene republikane.
Nga keta te 6, kater kane vdekur.
Dy të tjeret qe jane plagosur jane qe të dy republikane, Ronald Reagan dhe Theodore Roosevelt, dy nga presidentet me te sukseshem të Amerikes.
Midis atyre qe kane vdekur 3 ishin republikane.
I pari president qe u asasinua ishte republikan, Abraham Lincoln, personaliteti me popullor ne gjithe historine politike të Amerikes.
Edhe vrasja e presidenteve nga votues demokrat eshte nje tregues se si funksionon herepashere e majta.
Ne 2016 kur u zgjodh Trump, aktori Johnny Depp tha:
U be shume kohe pa vrare nje president.
Aludoi të vritej Trump.
Madonna, duke ndjekur edhe kjo axhenden e të majteve deklaroi, do doja ta hidhja ne ere shtepine e bardhe.
Nje artiste tjeter e Holliwood del me koken e prere të Trump qe kullonte gjak.
Kjo eshte menyra e shemtuar e tyre e të berit politike .
Ne keto 40 vitet e fundit e majta po shkaterron civilizimin perendimor , si ne Amerike dhe ne Europe.
Ata ne bashkepunim me globalistet Soros & Co, po kerkojne ate qe ata e quajne Rendi i Ri Boteror , të cilen kerkojne ta realizojne nepermjet nje qeverie globale.
Globalistet po promovojne si sistem te sukseshem sistemin kinez, i cili ka nje qeveri komuniste monopartiake.
Nqse do ta shkaterrosh boten ndiq axhenden e Sorosit.
Ai eshte kujdesur:
1-Te shkaterroje familjen, pra te shkaterroje qelizen baze te shoqerise dhe si konkluzion vete shoqerine.
Mjafton të shikosh paradat e gey-ve dhe e kupton se ne çfare shoqerie duan të na çojne.
2-Te shkaterroje arsimin, pra te ardhmen.
Neper shkolla sot nxenesit nuk edukohen se Si te mendojne, por Çfare duhet te mendojne.
Shkollat jane te indoktrinuara me ideologji të majta te cilat jane vertetuar kudo dhe kurdohere qe nuk funksionojne.
Tek nxenesit dhe studentet sot perhapen teori boshe dhe te genjeshterta, te cilat mbajne ne nje gjendje frike te vazhdueshme rinine.
Te rinjte sot ndihen te humbur dhe te paafte per sfidat e jetes.
3-Te zhduki te kaluaren.
Popujt pa te kaluar jane popuj pa histori, ata jane popuj te çorientuar dhe nuk kuptojne çfare eshte mire dhe çfare eshte keq.
Ne keto vitet e fundit ne Amerike po rrezohen buste personalitetesh qe kane nje kontribut të rendesishem ne themelimin e Amerikes.
Deri tek George Washington duan ta heqin nga historia.
E keni vene re qe edhe ne Shqiperi duan të rrezojne Skenderbeun.
Qe të gjithe ata qe flasin kunder Skenderbeut jane figura majtisto-komuniste.
4-Ne keto 30-40 vitet e fundit Soros dhe rrjeti i tij gjigand i shtrire kudo predikoi per nje “New world order”, i cili perfundoi ne nje “New world disorder”, deshmitar te se ciles jemi të gjithe sot.
Edhe ne shtetin me demokratik ne bote Soros kerkon të rrezoje me gryken e pushkes nje president të zgjedhur nga populli.
Nuk do t’ja arrije dot, ne Amerike nuk ben dot nje 97 shqiptare.