Tendera pa garë| Dhurata Çupi: Proçedura korruptive në Bashkitë Tiranë, Mat , Dibër, Klos, Bulqizë


Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Dhurata Çupi përmes një komunikimi ka deklaruar se, sipas verifikimeve të open Data Albania, Nga data 1 janar e deri 31 Maj 2020 në proçedurat e prokurimeve për Bashkitë , janë cilësuar me Flamur të Kuq ,150 tendera.

Ky vlerësim ështé konstatuar në çdo tender ku shfaqet hapur rrezik dhe indicje për parregullsi të garës, mungesë gare apo konkurence.

Nga 150 tendera ne total te cilësuar me parregullsi, 35 tendera janë të tillë pasi autoriteti kontraktues ka kualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të vogël duke ja dhënë statusin e fituesit një kompanie që nuk renditet me vlerë oferte më të mirë

Ndërsa 114 tendera të tjerë konsiderohen te rrezikshme dhe korruptjve pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator duke dëshmuar mungesë besimi tek gara; kritere të mundshme klienteliste; afate të cunguara të tenderimit apo aullime të mëparshme ku janë demonstruar edhe parapëlqime klienteliste.

Bien në sy si proçedura korruptive kryesisht në Bashkitë Tiranë, Mat , Diber , Klos, Bulqize , etj.