Basha uron qeverinë Hoti: Suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve

Kryetari i PD Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se Partia Demokratike do të jetë përherë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Sipas kryedemokratit, suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë

”Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.”