Shembja e Teatrit| “Një vend pa memorie, është pa identitet”- Qytetarë shqiptarë dhe italianë bashkë, protestë

Një protestë e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është zhvilluar ditën e sotme në para pallatit Moroni në Padova të Italisë, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar, që u shemb dy javë më parë, me vendim të Bashkisë së Tiranës.

Protesta, paqësore, u zhvillua në formën “flash mob”, ku organizatorët, qytetarë italianë dhe shqiptarë, kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërruar një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.

“Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7, që pasqyroi protestën.