Pse Edi Rama shkoi në Francë tek Le Monde?

Nga Indrit Vokshi

Shembja e Teatrit ia grisi perden e skenës ku Rama luan dramën e vet për shqiptarët. Ka vite që siç gënjen shqiptarët brenda, gënjen edhe joshqiptarët jashtë. E paraqet veten si kryeministri artist, pedagog, basketbollist, publicist, ngjyrist, shkrimtar etj. Po të lexosh për të, nuk e njeh, thua nuk është ky, është Ramë tjetër. Pra ka ndërtuar një imazh të fallsifikuar. Akuzave në rang Tirane ua gjen dermanin. I paraqet jashtë Shqipërisë si luftë të paprincipt politike e forcave tradicionale e folklorike, agresive dhe të prapambetura, kundër politikanit novator, artist, ngjyrist etj. Ua paraqet si luftë qytetrimesh. Kur shkatërroi teatrin, grisi perden e skenës së vet politike dhe pas perdes së grisur u pa se po rrinin krimi i organizuar, interesat klienteliste, mafia, Rama u tmerrua dhe vrapoi në Paris tek Le Monde, media e majtë, për tia larë njollat fytyrës së tij. Ketë radhë ishte e sikletshme, pasi akuzat ishin në rang europian dhe të përbashkëta, majtas e djathtas. Artisti i deridjeshëm, na doli se qenka talebani i sotëm i cili shkatërron objekte kulturore. Dhe shkoi me nxitim atje. Mos harroni, ky paguan shumë para për ta paraqitur veten artist e ngjyrist në sytë e të huajve.