Nisma Shthurje dhe Lëvizja Vetëfundosje, lista të hapura për kandidatët e tyre në listën e PD-së

Nga Vehap Kola
Gjithkush e kupton se dallimi ndërmjet listave të hapura dhe listave të mbyllura është jothelbësor.
Siç e ka shprehur shterueshëm Genc Sejko, këto dy metoda çlirojnë njerëzit nga diktati i votimit për idiotët e kryetarëve dhe u garantojnë lirinë e renditjes së idiotëve të kryetarëve.
Gurguleja e çkryetarizimit të partive shthuret në një flluskë sapuni sepse janë përsëri kryetarët ata që hartojnë listat.
Asnjë ndryshim i mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve nuk është propozuar.
Partitë mbeten po aq jodemokratike ndërsa kryetarët shtrëngohen që të mos mjaftohen me 75 vetë të bindur, por të listojnë 140 besnikë.
Kryetarokracia fuqizohet më tej duke shfajësuar kryetarët nga përgjegjësia për cilësinë e grupeve parlamentare në sajë të iluzionit të zgjedhjes ndërmjet atyre që vetë kryetarët pa asnjë mekanizëm demokratik kanë përfshirë në listë.
E thënë me dy fjalë, ky është hiç më pak se grotesku i Hosni Mubarakut në Egjipt, i cili i ofroi egjiptianëve të zgjedhin cilindo nga djemtë e tij si pasardhës në pozitën e presidentit. “Nëse nuk ju pëqen Alau, keni Xhemalin”.
Shtytësit më agresivë të idesë së listave të hapura pa asnjë hap tjetër për demokratizimin e partive janë Nisma Thurje dhe Lëvizja Vetëvendosje, dy lëvizje politike të majta që me gjasë kanë arritur akordin me opozitën për të hyrë në zgjedhje në një koalicion kundër Ramës.
Por, të frikësuar se Basha mund t’i rendisë pishtë në momentim e fundit, anarkistët e majtë duan garanci të tjera.
Listat e hapura janë një tokë e plleshme për përfaqësuesit televizivë të Nismës Thurje, sidomos.
Ndonëse një orgaizatë politike që prroklamon me të madhe se është kundër sistemit dhe establishmentit, përfaqësuesit e saj i gjen çdo natë në emisionet televizive më popullore të mbrëmjes.
Janë kundër establishmentit dhe establishmenti që kontrollon paratë, mediat dhe partitë politike i fton ata rregullisht të broçkullisin teza anarkiste, leftiste e populiste në ekranet manipulative të tij.
Personazhe popullorë, me premtime utopike dhe ligjërim patetik, presin mundësinë e artë për të hyrë në listat e opozitës dhe për të vjelur frytet e popullaritetit të tyre ta pashëndetshëm në sajë të listave të hapura.
Opozita e zënë ngushtë ndërmjet aftësisë së regjimit për të manipuluar çdo proces zgjedhor dhe domosdoshmërisë së rrëzimit të tij me çdo kusht, futja e Nismës Thurje dhe Lëvizjes Vetëvendosje në listat e saj me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, rrezikon të arrijë një fitore si e Pirros.
Anarkistët e rinj, me lidhje të shumëfishta me establishmentin oligarkik dhe me Lëvizjen “Mjaft” janë një partner krejt i pabesueshëm, të gatshëm për t’i dhënë shkelmin vendimtar të djathtës në momentin e parë.
Fokusimi në “hapjen” e listave është pra interes i ngushtë i lëvizjeve të reja të të majtës.
Ajo “hapje” është në fakt një NDRYRJE e rrugëve për çfarëdo inisiative politike jashtë establishmentit aktual.
Pa garë brenda partive, pa transparencë të financimeve dhe pa shkëputje të lidhjeve ndërmjet partive politike dhe organizatave të mafias, të ashtuquajturat lista të hapura janë thjesht një biskotë propagandistike për publikun e painformuar.