VIDEO e takimit madhështor të Bashës në Durrës. Mijëra qytetarë: RAMA IK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me banorët e Kënetës në Durrës, të cilët nuk e kanë humbur entuziazmin dhe shpresën për ndryshim, pavarësisht vështirësive të mëdha. Për kreun e opozitës është shumë e rëndësishme që mbyllja dymojore i bëri shqiptarët të kuptojnë se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi. Në komunikimin me banorët e Kënetës, zoti Basha vuri në dukje se largimi një orë e më parë i Edi Ramës është kërkesë e shumicës së shqiptarëve, pavarësisht përkatësise politike, profesionit apo moshës së tyre, pasi ai konsiderohet si e keqja më e madhe në keto 7 vjet për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë.

“Ramavirusi ka vepruar në mënyrat më perfide dhe tinzare për të shkatërruar ekonominë, për të shkatërruar vendet e punës, për të shkatërruar familjet tona, për të nisur qindra mijëra djem dhe vajza drejt emigracionit dhe për të shkatërruar institucionet e demokracisë, për të prishur zgjedhjet, për të kapur drejtësinë dhe po bëjnë gjithçka sot për të shkatërruar edhe reformën zgjedhore, sepse Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ato janë vaksina që do ta mposhtë, do ta shkatërrojë e do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”- tha zoti Basha.