Forcës Ajrore shqiptare i shtohen helikopterë të tipit “Black Hawk”

Forca Ajrore shqiptare është pajisur me helikopterë të tipit “Black Haëk”, bashkëfinancim me qeverinë amerikane.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë, ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalës së saj është shprehur se këta helikopterë do të jenë të gatshëm që t’i përdorni për të mbështetur misionin e Forcave Ajrore.

“Siç mund ta dini, një nga tre prioritetet e mia kryesore është forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen në mënyrë që Shqipëria të jetë një aleate edhe më e aftë e NATO-s. Kur këta helikopterë shumërolësh do të vijnë këtu, do të ndihen si në shtëpi këtu midis ekipit tuaj profesionist, punëtor dhe do të jenë të gatshëm që t’i përdorni për të mbështetur misionin e Forcave Ajrore, popullin shqiptar dhe Aleancën e NATO-s. Ju vendosni një standard të lartë për t’u ndjekur nga të tjerët.”