Bie masivi shkëmbor| ARRSH thirrje për kujdes në këtë aks rrugor

Në aksin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur orët e fundit rënie gurësh.

Siç shihet edhe nga foto, që ka publikuar Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor dhe kompania e mirëmbajtjes ndërhyri për të larguar gurët nga rruga.