FATIN e vendit nuk e vendos populli, por lobet e huaja që pilotojnë oligarkinë vendase


Nga Ledian Droboniku

Mesazhet që Presidenti po detyrohet të bëjë publike, dëshmojnë mbi të gjitha një fakt:
“se FATIN e vendit nuk e vendos populli sovran, por lobet e huaja që pilotojnë oligarkinë vendase. Deri sa ajo zbaton politika neoliberiste e desovraniste”

Po a e shqetëson popullin ky fakt?
Aspak!
Madje, shumica e shqiptarëve (të zhgënjyer nga kasta e brendshme) i sheh të huajt jo si problem por si shpëtimtarë.

Por ka një përqindje të vogël njerëzish, që po vetëdijësohet për lojën perverse kêto dekada mes faktorit të huaj dhe oligarkisë vendase.

Kur kjo pjesë të vetëdijësohet edhe për mekanizmat e çlirimit dhe rimarrjes së sovranitetit popullor, atëherë mund të përhapet një Rezistencë e Organizuar Popullore.

Deri atëherë, do vijojë spektakli i masturbimit popullor, i lojrave mes kastës dhe lojës së liderrrit të preferuar, dashnisë për amerikonët a brukselionët, sharjet e përçarjet.

Fati i vendit do varet nga ajo pakicë që do vetëdijësohet për ideologjinë e çlirimit të vendit, popullit e kombit shqiptar!

more recommended stories

loading...