Konsumimi i shpargut sjellë përfitime të shumta shëndetësore


Nga Ajshe Leka, Nutricioniste

Shpargu (bimë barishtore shumëvjeçare me një larmi ngjyrash, jeshile, e bardhë dhe vjollcë) është një perime mjaft popullore, e cila përdoret në kuzhina anembanë botës. Dobitë shëndetësore nga përdorimi i kësaj perime, janë jashtëzakonisht të mëdha.

– Shpargu përmban pak kalori, por është shumë ushqyes nga fakti se është i mbushur me vitamina esenciale, minerale dhe antioksidantë.

– Shpargu gjithashtu posedon sasi të vogla të mikronutrientëve të tjerë, duke përfshirë hekurin, zinkun dhe riboflavinën. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, një lëndë kjo ushqyese esenciale e përfshirë në mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave.

– Përveç kësaj, shpargu përmban sasi të lartë të folatit, një lëndë ushqyese që është vitale për një shtatzëni të shëndetshme si dhe për procese tjera të rëndësishme në organizëm, duke përfshirë rritjen e qelizave dhe formimin e ADN-së.

– Është burim i mirë i antioksidantëve – komponime që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave tuaja nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe stresit oksidativ.

– Është i pasur me fibra dietike, që janë thelbësore për shëndetin e mirë të sistemit të tretjes.

– Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, si një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

– Mendohet se shpargu mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Shpargu përveç të qenit ushqyes, është i shijshëm dhe i lehtë për t’u përfshirë në dietën tuaj.

Mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, si në avull, tiganisje dhe pjekje. Shpargu tani kultivohet edhe tek ne dhe lehtë mund të gjendet në treg.