VIDEO | Regjizori i njohur kryen mosbindje civile para policisë, refuzon të çohet nga kafja

Regjisori Kastriot Çipi është përballur me 2 efektivë të policisë këtë të diel. Ai ka qenë me miq të tij në një lokal, por sipas policëve kjo është e ndaluar. Në një video të publikuar nga Alenaca për Mbrojtjet e Teatrit shihet se si Çipi këmbëngul se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalkon të bëjë këtë veprim.

“Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash” – thuhet në videon e publikuar.