VIDEO| I grabitën miliona lekë një personi, arrestohen autorët. Emrat

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme prej 20 milionë lekësh të vjetra dhe 50 mijë franga.

Ngjarja ka nodhur më datën 22 maj rreth orës 19:00 pranë qendrës Kristal në Tiranë.

Dy të arrestuarit i vodhën këtë shumë parash një shtetasi në automjetin e tij ‘Range Rover’.

”Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:

Donald Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Gentian Kane 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit”, njofton policia.