Rrëmbeu shqiptaren dhe përdhunoi, arrestohet greku i njohur si “dragoi i Kavos”

Arrestohet 47-vjeçari grek që rrëmbeu për 48 orë dhe pëdhunoi një 34-vjeçare shqiptarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kasolle në Agio Petro Lefkim, në ishullin e Korfuzit. Dhimitri Aspioti, i njohur me pseudonimin “Dragoi i Kavos”, ishte dënuar me 53 vjet burg për përdhunimin e 6 turisteve britanikë, por u la i lirë në gusht të vitit 2019.

Zhdukja e 34-vjeçares u denoncua nga partneri i saj 32-vjeçar nga Shqipëria, i cili njofoi policinë sepse nuk e gjeti atë në shtëpi. Sipas tij, çifti kishte takuar 47-vjeçarin një natë më parë.