Qytetarët çajnë rrethimin: Futet te parku i Liqenit Artificial në Tiranë

Pedagogu Erion Kristo “sfidon” Ramën dhe “hap” parkun e Liqenit Artificial pasditen e sotme.

Përmes një postimi në Facebook ai kishte paralajmëruar se do të ishte te Liqeni në orën 18:00, ndërkohë që videon kur futet te zona pedonale e liqenit e ka postuar live në Facebook.

“Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan.” – shkruan Erion Kristo. 

Ndërkohë, shkarkimi i shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, ka bërë që ruajtja e rendit në parkun e liqenit të jetë me dy standarde, në njërën hyrje lejohet lëvizja, ndërsa në tjetrën shiriti të tregon sinjalin e ndalim qarkullimit.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor