Përballja me pornografinë politike

Nga Leons Hasani

Sot, kauzat thelbësore të çdo shoqërie mund të transformohen, mund të kryqëzohen, madje edhe mund të riformatohen, por kurrsesi të mbyllen për së gjalli në arkivolet e një spiritualizmi të remë apo “hyjnor”.

Rrallë ndodh që në shoqëritë e ndrydhura reagimi të zgjohet së brendshmi.

Njëjtë, me cinizmin mediokër që e shpërfillë qënien njerëzore përballë sistemit politik, vepron edhe harresa kolektive mbi vlerat e përbashkëta të shoqërisë.

Inkoherenca kronike në aksionin politik dhe publik, përgjatë 30 viteve postkomunizëm në shoqërinë shqiptare nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse nëpërmjet deduktimit racional të mendimit kolektiv. Për fat të keq një mendim kolektiv i indoktrinuar sipas një axhende politike të mirëpërcaktuar.
Tentativat e herë pas hershme për t’u shkëputur pjesërisht apo plotësisht nga e kaluara, çuditërishtë, edhe pse në kohë e kushte krejtë të tjera gjithmonë na kanë rikthyer në përsëritje të vetvetes.

Ngjashëm me njeriun flegmatik, ne si shoqëri thjeshtë kërkojmë të përshtatemi, por jo të ndryshojmë gjerat që nuk shkojnë. E këtu problemi qëndron në kultivimin e mendimit individual, në krijimin e hapësirave për mendmin e lirë, dhe në kundërshtimin e ushtarëve të mendimit kolektiv.

Në kushtet normale mendimi njerëzor shfaqet në tre dimensione: 1) në dimesionin psikologjik; 2) në dimensionin metafizik; dhe 3) në dimensionin shpirtëror. Cilësia e mendimit është ajo që përcakton jo vetëm thellësinë dhe gjerësinë e këtyre dimesioneve tek individi, por edhe harmoninë midisë tyre. Në kushtet kur instrumentat politike dhe mendimi kolektiv përdoren për të influencuar mendimin individual, atëhere ajo që thamë më sipër “shfaqja e mendimit” rezikon të shëndrohet në një epidemi kombëtare.

Ngujimi i mendimit brenda kufinjve tradicional që ka përcaktuar politika e zbeh forcën e levizjes për ndryshim. Kapërcimi i këtyre kufinjve është domozdoshmëri e qënies njerëzore për të njohur vetveten në raport me të vërtetën. Por, nga ana tjetër ky është edhe akt mohimi i teorisë për të mos u zhvilluar si shoqëri.

Ndaj ngjarjet politike në vend duhen parë dhe vlerësuar në këndvështrimin e një mendimi më antropologjik. E nëse i qasemi në këtë formë, nuk duhet të na shqetësojë as teatri politik, as debati prodhuar për konsum publik, dhe as mastrubimi teatral me interes të pastër politik, por cilësia, standarti dhe siguria e jetës së qytetarit.

Zhvendosja spektakolare e vëmendjes nga çështje të rëndësishme që lidhen me të drejtat e njeriut, me performancën e shtetit në kohë pandemie, dhe me korrupsionin ekzemplar në damarët e qeverisë, ka si qëllim, të zhvesh prej mendimit kumtin, dhe nga ana tjetër ti vesh absurdit harresën.

Pikërisht harrësa kolektive është problemi më i madh që kemi ne si shoqëri. Mendojmë se duhe harruar të shkuarën do të jemi në gjëndje ta ndërtojmë pa gabime të ardhmen. Në aspektin politik, shoqëria shqiptare e ka bërë kurban kujtesën dhe vetdijen kombëtare pas çdo protagonizmi egoist të aktorëve politik.

Shëmbja e Teatrit Kombëtar në këtë rast ka shërbyer dhe do të vazhdojë të shërbej për aq sa të jetë e nevojshme në gjykimin politik, të luaj rolin e amortizuesit për të ruajtur balancat e pushtetit. Në vetvete TK si godinë, jo si institucion ka qënë tërësisht i ngelur jetim dhe i pafajshëm. TK si institucion ka qënë thëllësisht pasqyrim i harresës dhe humbjes së vetdijes kombëtare.

Shembja e TK simbolizon mastrubimin politik në psikozën e një populli impotent!

more recommended stories

loading...