Korçë: Mamasë tentojnë t’i rrëmbejnë nga dora vajzën 4-vjeçare

Momente paniku e ulërima janë përjetuar në Korçë, kur nje djalë rreth 20 vjeç ka tentuar t’i rrëmbejë nga duart një nëne, vajzen e saj 4-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rrreth orës 22:00, mbreme, ne lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës. Sipas Panorama, fëmija ka qenë pranë mamasë në momentin që djali i është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra larg nga vendi i ngjarjes ai është kapur nga banorë të lagjes, që më pas kanë njoftuar Policinë.

Policia menjëherë pas sinjalizimit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona, të cilët sqaruan rrethanat e ngjarjes dhe menjëherë u bë arrestimi i rrëmbyesit.

Sipas banorëve, jo zyrtarisht nga profesionistë të fushë, 20-vjeçari që sulmoi thuhet se ka probleme të shëndetit mendor. Ende nuk jepet identiteti i tij