Knut Fleckenstein, këshilltari i Gramoz Ruçit? Lajm i mirë


Nga Indrit Vokshi

Është lajm i mirë sepse ndihmon në çmitizimin në sytë e shqiptarëve të figurës së brukselasit. U patëm katandisur si fiset indiane të cilat jetonin lakuriq dhe kur iu shkoi kalorësi europian i veshur me armor, hekur e çelik, mbi kalë, mendonin se ishte hyjni. Ngaqë nuk e njihnin.

Knut ka qenë deputet socialist nga klasa punëtore e Gjermanisë, marangoz a diçka e tillë. Nuk shkëlqente për asgjë, si shumë eurodeputetë të tjerë. Sistemi i eurokracisë e ngjiti raportues për Shqipërinë, post kot. Këtu u pa si kalorës me armor.

Prej kohësh shëtit nëpër Tiranë. I ka shijuar mikpritja albaneze. Një ditë, para pak muajsh, po ecte i vetmuar dhe i menduar dhe, një person tjetër ecte pas tij, tre metra mbrapa, një metër anash, ecte me hapin e tij. Ishte roja që i kishte vendosur talebani surreal kryeministër.

Pra nuk ka asnjë rëndësi çfarë emërohet ky person. Thjesht socialistët shqiptarë kanë punësuar një socialist gjerman për t’i këshilluar. Është njëlloj sikuer Shulz të punësojë Taulantin këshillëtar për drurin jofrutor. Thjesht pa lidhje, diçka kot, do marrë para nga paratë e shqiptarëve.