Kёshilli Koordinues i Diasporёs: Dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e qeverisё pёr shёmbjen e Teatrit Kombëtar

Përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë ngritur zërin e tyre, përsa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar, duke u shprehur kundra shembjes së tij dhe duke e quajtur klimën e krijuar në vend, klimë konflikti me pasoja të rënda për vendin.

Sipas anëtarëve të KKD-së, politika në vend po gjeneron kriza që dëmtojnë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit.