Ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit kundër ministrit Lleshaj për për kufizimin e Dhunës për dobi publike

Nga Pëllumb Nako, ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Kur Ministrin e Brendshëm e pyetën lidhur me përdorimin e dhunës nga ana e policisë mbi personat që ishin ngujuar në ndërtesën e Teatrit, ai tha se “dhuna është monopol i shtetit” dhe se ajo “përdoret për të mirën publike.” Në fakt, koncepti i dhunës si monopol i shtetit nuk është as ligjor e as në funksionet e shtetit. Mesa duket ai e ngatërron me “ forcën legjitime të shtetiti”.
Ja përkufizimi leksikor i fjalës dhunë: “ Shtrëngim fizik ose moral i ushtruar mbi një person me qëllim nxitjen e dhe realizimin e një akti konkret”
Ja dhe përkufizimi juridik sipas Këshillit të Europës i konceptit “dhunë” kur ajo nuk përbën ndëshkim për një vepër penale:
“ Dhuna në kuptimin e së drejtës civile është një akt i qëllimtë ose jo i cili provokon tek viktima e saj turbullira psiqike dhe morale duke sjellë pasoja të dëmshme për personin ose të mirat e tij.”
Ja dhe përkufizimi penal i konceptit “dhunë”: “ akte të një natyre që provokon dëmtim integritetin fizik dhe moral të një individi”.
Pra si përkufizimi leksikor edhe ai civil, edhe ai penal i përdorimit të dhunës nuk kanë të bëjnë në asnjë pikë me misionin e policisë. Ministri ose nuk e kupton atë që thotë, ose pohon pa dashje atë që ka ndodhur: dhunë penalisht dhe civilisht të dënueshme.