Gazetarja denoncon: Gjatë shembjes së Teatrit policët më futën duart, më vodhën çantën, kisha sende me vlerë…


Gazetarja bën deklaratën ‘bombë’: Gjatë shembjes së Teatrit policët më futën duart, më vodhën çantën, kisha sende me vlerë…

Fatmira Nikolli, një nga gazetaret që ka qenë te teatri kombëtar që nga fillimi e deri kur u shemb, ka treguar momentin e frikshëm kur policia zbarkoi në teatër sepse do të prishej.

Ajo ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se është marrë me forcë nga policët, si dhe i janë futur duart duke i marrë gjërat personale. Nikolli tha se së bashku me kolegët apo aktivistët kishin lënë çantat tek rafti në hyrje të Teatrit dhe gjatë shembjes nuk u lejua të khehej.

Më pas ajo pa se i kishin vjedhur sende me vlerë shpirtërore dhe disa vlera monetare.

“Këmbëngula për mos dalë nga sheshi i Teatrit. Një efektive më tha që është me rrezik të rrish. E dija që brenda kishte njerëz. I thashë njerëzve brenda që diçka e rrezikshme po ndodh. Na larguan nga sheshi i Ministrisë së Brendshme. Madje disa operatorë u kërcënuan me thyerje të kamerave. Unë kisha lënë çantën para derës së Teatrit aty ku ishte një raft. Aty kishte gjithçka mund të kishte një gazetar. Kisha sende me vlerë të lartë shpirtërore. Futën duart aty. Kjo është e rëndë. Gazetarët kanë pasur sendet e tyre, çantë me laptot, biçikletë. Më janë vjedhur sende me vlerë për mua, çantë e një gazetari dhe i tha që ishte përfaqësues i medias. Nuk u lejuam të qëndrojmë brenda.

Nuk e kam pritur kurrë sepse i ndërtoj premisat mbi një situatë të mundshme dhe ngaqë jemi një shtet demokratik nuk e imagjonoja që artistët të nxirren nga Teatri në atë mënyrë. E kam njohur Lleshajn para se të bëhet ministër, kemi pasur biseda miqësore. Nuk e besoja që Lleshaj do i humbte ato që ka pasur, nuk shoh asnjë gjurmë të tij nga ato që kanë qenë. Nuk e kuptoja çfarë donte RENEA aty. Nuk u lëndova fizikisht më kanë shtyrë dhe tërhequr. Më 24 korrik kam hyrë dhe kam dalë nga kthina 3 herë tek Teatri. Sjellja e Policisë ka qenë tërësisht ndryshe. E kuptova që po e shembnin kur dëgjoja fadromat. E dija që kishte njerëz të ngujuar në Teatër, në lozha, në dhomat e artistëve.

Prej tyre kanë dalë xhirimet. Në Teatër kanë hyrë efektivë policie nëse ka brenda qytetarë apo anëtarë të Aleancës por më pas hynë dhe efektivë për të parë rekuizita që kanë qenë të paketuara më herët. Më vjen keq ta them por nuk mund të them se jetoj Besoj se protesta i ka dhënë frytet. Artistët kanë në dorë të ngrejnë vlerat dhe vetëdijen politike”, tha Fatmira Nikolli.