Diplomacia, inteligjenca, informacioni dhe dizinformacioni RUS

Arkitektura e “masave aktive”  ruse: Detyra dhe Qëllimi

Nga Clint Watts, George Marshall Fund

Rikthimi i “masave aktive”, disa prej taktivave më të përdorura nga  periudha e Bashkimit Sovjetik , në fokusin e shërbimeve sekrete ruse, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik perëndimor dhe natyrisht të analistëve për sigurinë kombëtare. Në shkrimin tim të fundit, u fokusova në aksionin  që Kremlini ndërmori gjatë viteve 2014-2016, për të influencuar fushatën elektorale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet luftës kibernetike, propagandës së hapur dhe  faqeve të ndryshme në rrjete sociale. Që nga ajo kohë, kemi parë se Këshilltari Special i SHBA-ve Robert Mueller të akuzojë Agjensinë Ruse të studmeve për Intenetin  në lidhje me aktivitetin e tyre  rreth zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.Në këtë shkrim, do të flasim për segmentet e shërbimeve inteligjente ruse që kryejne pikërisht këtë lloj aktiviteti  në vendet e huaja

Në  grafikun e mësipërm  tregohet se si Kremlini menaxhon fushatat e disinformacioneve  nëpermjet të gjithave institucioneve të sigurisë. Ky grafin na shërben për të kuptuar atë cfarë strategët ushtarakë do ta quanin një diagramë ´´Detyrash dhe Qëllimesh´´ ku tregohen organizatat kyce si dhe funskionet e tyre në fushatat e disinformimit.

Masat Aktive ruse të integruara, jo të koordinuara

Në ndryshim nga Perëndimi, Rusia nuk I sheh këto lloj fushatash si sekondare të politikës së tyre ndërkombëtare dhe qëllimeve specifike që kjo politikë ka për interesin e tyre. Përkundrazi, masat aktive, shpartallimi i kundershtarëve duke zbuatuar parimin ´´ forca e politikave, perpara politikave të forcës´´,  udhëheqin  qasjen strategjike të Kremlinit në përballjen dhe mundjen e Perënindimit.

Shërbimi Federativ Rus per Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Informacioit, Teknologjise dhe Mediave.

Përpera se të ndërmerrte  sulmin në rrjete sociale, Rusia isntaloi një mbrojtje tejet efektive. Agjensia  për Mbikëqyrjen e Kominikimeve  vuri kontroll mbi përmbajtje ´´armiqësore´´ të portaleve online, duke krijuar kështu  rrjetin monitories më eficent në botë. Libri  i  Andrei Seldatovit dhe Irina Boroganit  ´´Rrjeti I Kuq´´ofron një panoramë të gjerë të përpjekjes kolosale të shërbimemeve ruse në kontrollimin e informacionit  që I serviret shoqërisë  ruse.

Mediat e sponsorizuara nga Shteti- RT, SPUTNIK NEWS dhe shumë të tjera

Mediat e shumta të sponsorizuara nga Rusia  si ph RT, Sputni News  krijojnë segmente aleate ruse tek audiencat e huaja. Qëllimi I tyre kryesor bështë të bjerrin besimin e publikut të huaja tek  institucionet e tyre dhe liderët e tyre politikë. Tranzicioni I medias, nga televizioni, drejt  rrjeteve sociale e ka bërë më të veshtirë pëcaktimin e saktë të burimi të tyre. Shembulli kryesor I këtij kalimi është media ´´Russia Today´´. Kanali I këtij televizioni në Youtubë ka më shumë se 2.2 milion ndjekës. Kjo shifër u arrit pëmes shëpedarjeve të shumta nga burime  anonimë informaconi, të cilat arritën ta mësonin pulikun perëndimor me propagandë e fshehur ruse pa kuptuar se përmbajtja e lajmit dhe vetë lajmi  fabrikohej dhe sponsorizohej nga vetë Kremlini.

Agjensia e Studimeve në Intenet.

Suksesi I fushatave ruse të disinformimit  arrihet përmes ndërthurjes së propagandëës shtetërore me  propagandën në rrjete socialeqë kryhet  me anë të kësaj Agjensie. Kjo Agjensi arrin ta shtrijë ndikimin e saj  në shoqëritë perendimore, duke përdorur faqe anonime rrjetesh sociale të cilat e bëjnë më të pranueshme kulturalisht për shoqëritë europiane ndikimin e e influencës së huaj. Akuzat për zgjedhje jo të lira, vjedhje votash etj, ulin besimin e popujbve të perendimit te demokracia dhe isntitucionet e tyre.

Shërbimi sekret rus

Shërbimi sekret rus vazhdon të jetë  një  nga institucionet më eficente për ish shtetin sovjetik dhe forca e tij shërben  në rritjen e kontrllit  të Putinit në shoqerine ruse. Kremlini ka një sërë degësh të shërbimeve sekrete që kreyjne detyra të ndryshme por janë tre byrotë  kryesore, të cialt zbatojnë planet e ´´ masave aktive´´ Brenda dhe jashtë vendit. Mark Galeoti i zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë për Këshillin Europian  ka shkruar një përmbledhje të shkëlyqer  mbi natyrën e këtyre shërbimeve., po ajo cka unë do të analzoj në këtë shkrim është mënyra se si  këto shërbime veprojnë në  kuadrin e masave aktive.

Shërbimi i Sigurisë Federale

Shërbimi I Brendshëm Rus  e gjen forcën e tij tek lidhjet me KGB e dikurshme. Sa o përket masave aktive, ky institucion  luan disa role mbështetëse. Agjentët e FSB rekrutojne hakera, duke I listuar ata direct ose indirect  në forcat e tyre kibernetike. FSB shrfryëzon elementet nacionalistë Brenda rradhëve të ktyre hakrave, për të krijuar  alibi shfajësuese për shtetin rus në rastet e sulmeve të mëdha kibernetike.

Administrata Kryesore e Inteligjencës

Shërbimi secret ushtarak rus arriti rekorde të reja në veprimtarinë e tyre kur Presidenti Obama  firmosi sanksione në lidhje me përfshirjen e tyre në fushatën elektorale të 2016ës. Kjo agjensi e inteligjenës hakeroi  sistemet e informacionit të personelit ushtarak por edhe politik për të përfituar materiale kompromentuese në kuadrin e fushatës elektorale ne vitin 2014 dhe 2016. Marrja e materialeve kompromentuese për kundërshtarët e rusëve dhe nxjerrja e tyre në public, influencoi retorikën politike të kohës se bashku me zgjedhjet si dhe dëmtoi figurat e shumë zyrtarëve të zgjedhur në administratën Obama. Në fushatat ushtarake në Siri, apo  tensioned në Ballkan apo në rajonin e detit Baltik , kjo agjensi zynon të rekrujtoje provokatorë të cilët ndërmarrin akte provookimi në protesta, marshime duke mbështetur teoritë kosnpirative të frymëzuara nga po ato portale që financohen nga shërbimet ruse. Një nga rastet ku është vërtetuar zbatimi I masave aktive nga Inteligjenca ruse është dhe komploti I dështuar ditën e zgjedhjeve në Malin e Zi.

Agjensia e Zbulimi të Huaj

Shërbimi i zbulimi të huaj  garanton zbatimin e masave aktive jashtë vendit. Kj agjenci rekruton politkanë të huaj si dhe parti simpatizuese të rregjimit putinist, Pervec kësaj, ajo garanton autencitetin e informacioneve që mediat pro ruse shpërndajnë duke zbehur apo fshehur influencën ruse në shpërndarjen e këtij informacioni.

Trupi diplomatik rus

Ministrat e jashtëm rus si dhe ambasadorët e tyre mjeshtërisht garantojnë vazhdimësinë e masave aktive në planin politik . Ata haptazi mbështesin politkanë dhe parti politike pro Putinit.

Mjeshtërt e manipulimit: Adminstrata Presidenciale

Sistemet disinformacionit që përdor Kremlini përdoren arrijne sukses kur operacionet e llojeve të tjera dështojnë, sepse ato drejtohen nga nga njerëz që prej vitresh kane punuar nën varësione apo së bashku me Putinin. Secili prej  njerezve të afërt të Putini e njohin pozicionin e tyre në sistemet e disinformimit  dhe janë të aftë të operojnë pa udhëzime të drejtpërdrejta.

Skuadra besnike e Putinit përfaqeson qëndirmet e tij por  ajo është e aftë gjithashtu edhe ta zhvendosin atë nga vëmëndja që krijohet kur njëri prej zënëdhënsve të tij bën ndonjë gabim. Masat aktive ruse shëbejnë ëm shumë si një ekosistem sesa  një makineri, duke përparuar ngadalë pavarësisht vështirësive apo sulmeve. Ky lloj ekosistemi prodhon skenare shkarkimi përgjegjësie për Putinin, krejt ndryshe nga Perëndimi. Së pari veprimet që Kremlini urdhëron, kryhen nga një sërë subjektesh, të cialt here pas here verpinë edhe në kontraditkë me njër-tjetrin. Kjo lloj shpëdnarjeje përgjegjësie krijon pështypjen se Presidenti Putin  nuk mundet kurrsesi të koordinojë gjithcka ndodh, edhe pse operacioni vazhdon të fuksnionojë sipas planit. Putini mund të thotë, ´´ Une nuk iu thashë atyre të veprojnë keshtu´´, sepse me të vertetë ai nuk I ka urdhëruar personalisht.Së dyti, fakti se masat aktivbe ekzektutohen në më të shumtë e rasteve prej oligarkëve,, koopraratave etj, orfron sërsih një  mënyrë të lehtë për t´u shfajësuar.

Administrata e Putnit ka shumë aktorë kyc të cilët janë të aftë për t´i bërë masat aktivë të bujshme në epokën e rrjeteve sociale. Kremlini është me I displinuar në mbajtjen e sekreteve sesa Perëndimi.

Krye Gjenerali rus Valery Gerasimov ka tërhequr vëmendjen në lidhje me luftën e retë informacioneve. Perënidmi I frikësohet  doktrinës Gerasimov, bazuar në deklaratën e ketij të fundit në vitin 2013 ku ai tha se hapësiara e informacioneve krijon mundësi asimetrike, me ane të së cilave zvogëlohet kapaciteti ndërluftues I armikut. Kjo doktrinë ka fituar një hapësirë të jashtëzakonshme në shtypin ndërkombetar pavarësisht faktit  nëse autorësia është me të vërtetë e gjenaralit.. Nje tjeter figurë afër Putinit që meriton autorësinë e përpjekjeve të reja të Rusisë për të rifituar influencën e saj është Vladislav Surkov. Ky I fundit ka arritur të ndërthurë veprimet fizike të shteti erus me fushatat e disinformimit.

Ndryshimet mes Rusise dhe Perëndimit në qasjen ndaj luftës së informacioneve

Qasja ruse nuk është dikotomike.Qëllimi I tye nuk është paqja ose lufta, por  rritja graduale e fuqise ruse në arenën ndërkombëtare. Organizimi dhe qasja ruse ndaj informacioneve zhvilohet paoushin, ndësra ajo e Perëndimit calon së tepërmi. Fushata e disinformacionit kryhen nga task forca të posacme, të nngritura për një qëllim të caiar , ndërsa Perëndimi, Shba-të dhe Nat-ja vuajne nga një lloj corganzimi që decentralizimi dhe demokratizimi I instiucioneve sjellin në kësi cështjesh. Putini ka kenaqësi kur sheh avantazhet ëe shteti I tij ka kundrejt Perëndimit. , sepse përballë, një media të lirë që I bën oponencë autokracisë së tij dhe për këtë arsye, veprimet e tij mbeten të pagjykuara.

C´është më e rëndësishmja, insitucionet ruse të sigurisë nuk fokusohen në sinrkonizimi e veprimeve të tyre por vazhojnë zbatimin e axhendave të tyre që sic thame dhe më lart, here pas here bien në kontradiktë me njëra tjetrën. Propaganda dhe lufta e agjensive të spiunazhit shkon drejtpërdrejt me shoqërinë perëndimore, jo me shtetet e tyre, në ndryshim nga Pereëndimi, I cili merret vazhdminisht me strukturat shtërore ruse. Në dallim nga Bashkimi Sovjetik që kërkonte dhe fuqizonte partite komuniste në Europën Perëndimire, Rusia e sotme financonm, parti , organizata ekstremiste të cilat jo domosdoshmërisht bien dakord me politikat e shtetit rus, mjafton që financimi I tyre shkakton turbullira sociale dhe politike në vendet e perëndimit.

Përgatiti në shqip: M.M